Bashkia Kukës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke zgjedhur këtë vit Festën e Vilës për promovimin e vlerave turistike, kulturore dhe kulinare të zonës. Qindra qytetarë, artizanë dhe operatorë ekonomikë morën pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku u ekspozuan produkte tradicionale, gatime karakteristike dhe punime artizanale.