Top Channel/ Kujdes nga hipertensioni/ Mjekët thonë se po shtohen pacientët në periudhën postcovid
26/05/2021 12:14

Numri i pacientëve me probleme kardiake po shtohet dita-ditës, ndaj edhe mjekët bëjnë thirrje, veçanërisht këtë periudhë pas-Covidi, që t’i kushtojnë më shumë rëndësi hipertensionit, që njihet ndryshe si “vrasësi i heshtur”. Elton Qeli, Kardiolog: Pacientë të moshave të ndryshme, që kanë kaluar Covidin, është vënë re që herë pas here, kanë simptoma kardiovaskulare. Këtu flas edhe për pacientë, që nuk kanë patur më parë histori për probleme me zemrën. Simptomat klinike që mund të karakterizojnë një hipertension arterial mund të jenë që nga pa simptoma, që do të thotë që një person mund të ketë hipertension arterial, por nuk ndjen asgjë. Ndërkohë që ka pacientë të tjerë që mund të kenë dhimbje koke, marrje mendsh, zhurmë në vesh, ndonjëherë humbje të ekuilibrit, ndjesi të vjelli, kur vlerat e tensionit janë më të larta, por kjo është individuale. Ne si mjekë zakonisht rekomandojmë medikamente të veprimit të shpejtë, siç mund të jetë një Adalat apo Kaptopril poshtë gjuhës. Faktorët e riskut që mund të shkaktojnë hipertensionin janë stresi, jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja e shëndetshme, duhanpirja, përdorimi i alkoolit në mënyrë të tepruar. Një pacient që vuan nga hipertensioni arterial, vlerësuar nga mjeku, një nga gjërat kryesore që duhet të ketë parasysh është reduktimi I kripës në ushqim.

Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38
Top Channel/ “Postën e vodhi një grup kriminal”, dyshime se përvetësimi i parave…
19/11 15:37
Top Channel/ Lehtësi fiskale për sponsorët, zbritje tatimore deri në 30% për kulturën dhe sportin
19/11 15:37
Top Channel/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton, opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese
19/11 15:37
Top News – Bizneset që sponsorizojnë sportin / Lehtësi fiskale deri në 30 % falje të tatim-fitimit
19/11 14:53
Top News- Sherr me thika në burgun e Reçit / 1i plagosur, kontrollet nëpër qeli zbulojnë një celular
19/11 14:52