Top Channel/ Kufizimet në përdorimin e pilulës së abortit, çfarë do vendosë Gjykata e Lartë e SHBA?
26/03/2024 19:59

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara u duk e gatshme të martën të refuzojë kufizimet e vendosura nga një gjykatë e Apelit për një pilulë aborti të përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Dhjetëra demonstrues u mblodhën jashtë ndërtesës së drejtësisë ndërsa gjykata më e lartë e vendit dëgjoi rastin e parë të rëndësishëm të abortit që kur gjykatësit përmbysën të drejtën kushtetuese për procedurën gati dy vjet më parë. Shumica në gjykatën e dominuar nga konservatorët u tregua skeptike gjatë 90 minutave dëgjesë, ku folën grupet kundër abortit dhe mjekëve që ngritën çështjen kundër pilulës që ndërpret shtatzaninë. Kundërshtarët e abortit kërkojnë të kufizojnë më tej aksesin e përdorimit të kësaj pilule, duke pretenduar se është e pasigurt. Me vendimin e mëparshëm të gjykatës së Apelit u reduktua periudha gjatë së cilës mund të përdoret pilula e abortit. Nga 10 javët e para të shtatzanisë, gjykata vendosi përdorimin e saj deri në javën e shtatë. Po ashtu bllokoi dërgimin e tij me postë dhe kërkoi që pilula të përshkruhet dhe administrohet nga një mjek. Të gjitha këto kufizime janë parë me skepticizëm nga gjykatësit e lartë, vendimi i të cilëve pritet me shumë interes nga miliona amerikanë. Pamjet; AFP

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB