“Vëllai im u dërgua për stërvitjet 333. Ai nuk shkoi për të luftuar në një shtet tjetër. Në thelb ishte mashtrim. Vetëm në prag të pushtimit u informuan se do ta kalonin kufirin” ; një grua nga rajoni jugor siberian, Buriatia, është në mesin e një nënave, motrave e bashkëshorteve të ushtarëve rusë në Ukrainë që kërkojnë kthimin e tyre në shtëpi.