Parlamenti francez ndërpreu punimet pasi një deputet i ekstremit të djathtë thirri nga vendi "kthehu në Afrikë", ndërsa një koleg me ngjyrë fliste për emigracionin. Deputeti Grégoire de Fournas, tha më vonë se komenti i tij nuk kishte për qëllim vetë Carlos Martens Bilongo, por migrantët që përpiqeshin të arrinin në Evropë përmes detit.