Përgjatë vitit 2022 Tirana mban titullin si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe që prej muajit janar janë zhvilluar mbi 550 aktivitete që kanë në fokus fuqizimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në fusha të ndryshme. “Është përtej aktiviteteve sepse ka shume përfitime, është njohja, network, punësimi. Mbi 550 aktivitete nga janari e deri më sot. Si tagër kemi mbi 1000 aktivitete, jam e sigurt se ky numër do tejkalohet. Kemi 8 objektiva kryesore ku përfshihen të gjitha fushat. Të rinjtë krijojnë ekonomi dhe inovacion, ka shume projekte. Kultura merr pjesën më të madhe të aktiviteteve. Janë hapësirat rinore, sportive dhe te shëndetit mendor. Ka shume aktivite që përdorin mesazhe te ndryshme”, thotë Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme, Tirana EYC 2022.