Edhe pse në vend është prodhuar energji në nivele rekord gjatë 8 muajve të parë të vitit, ajo nuk ka plotësuar nevojat e OSHEE, e cila është detyruar të blejë energji në tregun e lirë me çmime rekord deri në 313 euro/MWh. Paradoksi qëndron në faktin se KESH ka shitur rreth 1.4 mld kWh energji këtë fillim viti me çmime pesëfish më të ulëta.