Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat është kompleks dhe nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë. Është ky qëndrimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë lidhur me draftin e ri të qeverisë, sipas të cilës ai nuk përmbush kriteret themelore. Në kushte të tilla, Dhoma Amerikane propozon zgjatje në kohë të periudhës së konsultimit publik.