Top Channel/ Krimet e trafikut të drogës/ Nga 6 muaj 610 të hetuar në Tiranë për shpërndarje droge
20/07/2024 19:37

Prej shtatorit të vitit të kaluar, policia e shtetit ka ndërmarrë 3 operacione kombëtare për të larguar shpërndarësit e drogës nga ambientet me të rinj dhe oborret e shkollave. Por pavarësisht kësaj shifrat e këtij viti tregojnë se ky fenomen është ende prezent. Në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti policia e Tiranës ka evidentuar 610 autorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike mes tyre 414 po hetohen në gjendje të lirë pasi rezulton se janë konsumatorë të drogës. Shifrat janë pothuajse në një trend me një vit më parë ku për këtë vepër penale u evidentuan 1542 persona. Shpërndarësit e drograve që janë dhe konsumatorë janë në objektiv të grupeve kriminale pasi duke u dhënë lëndë narkotike i mbajnë ta varur por edhe sepse duke qenë përdorues ata nuk dënohen duke u rikthyer sërish në rrugë duke shpërndarë drogë. Në kryeqytet ekspertët po ngrënë alarmin për përdorimin e substancave të forta narkotike nga mosha të vogla. Në repartin e toksikologjisë po paraqiten gjithmonë e më shumë adoleshente me varësi ndaj kokainës dhe heroinës. Kokaina duhet se është droga që kryeson në rrjetin e konsumatorëve në kryeqytet. Vetëm këtë 6 mujor policia e Tiranës ka sekuestruar 13.5 kg kokainë në rastet kur ka goditur raste të shpërndarësve. Ajo vjen në kryeqytet kryesisht nga Durrësi ose Fieri. Ndërsa kanabis përfshi edhe atë laboratorik është kapur rreth 76 kilogram. Në sasi më të pakët ka qenë heroina dhe drograt sintetike.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06