Top Channel/ Krim në zemër të Drejtësisë, gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja vritet në sallën e gjyqit
06/10/2025 23:30

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri për vdekje. Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa arma e krimit u sekuestrua. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, baba e bir, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç, dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç. Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi. Top Channel bën me dije se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës, sapo është dhënë vendimi, ndërsa tre prej tyre e kanë kapur gjyqtarin në kraharor, në momentin që ai po ekzekutonte vendimin I vetëm dhe jo me trupë gjykuese. Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit dhe ashtu siç meson Top Channel, në dëshminë e tij autori pretendon se i është bërë padrejtësi në proces, duke pranuar fajësin dhe duke mos shprehur pendesë. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, kanë ardhur shumë reagime nga institucione zyrtare duke nisur me Kryeministrin Edi Rama ku me një postim në platformën X, ai e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi që kërkon reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave: “Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16