Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Kuman, në Roskovec. Një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten.