Ministri norvegjez i financave njoftoi emërimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si guvernator i ri i bankës qendrore të Norvegjisë. Stoltenberg tha se do të marrë postin e ri “rreth dhjetorit”. ky emërim vjen në kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën. 62-vjeçari ekonomist prej fundit të vitit do të marrë rolin e ri në bankën qendrore pas tetë vitesh në krye të alenacës ndërkombëtare. Mandati i zgjatur i Stoltenberg në krye të aleancës se NATO-s nuk ka qenë i lehtë që prej ardhjes së tij në 2014. mbështetësit e tij thanë se Stoltenberg ka bërë hapa të rëndësishëm për të mbajtur bashkë liderët rivalë brenda aleancës. Mediat përmendin mes sfidave kryesore të tij politikat ndarëse të ish-presidentit amerikan Donald Trump, si dhe ato të liderit turk Erdogan për blerjen e sistemeve ruse të armatimit.