Jo më me vonesa të tejzgjatura apo edhe të mbartura ndër vite. Qytetarët po tregohen më të rregullt në pagesën e kësteve të kredive. Banka e Shqipërisë bën të ditur se raporti i huave me probleme në 2024 ra në 4.17% nga 4.7%. E përkthyer në vlerë monetare, nga 35.3 miliardë lekë në 34.8 miliardë lekë.