Top Channel/ Kosovë, Kallas nuk bind dot ligjvënësit: Dështon sërish konstituimi i Kuvendit!
23/05/2025 12:23

Nuk ka ende tym të bardhë për parlamentin në Prishtinë: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish, e 20-ta herë me radhë që ndodh një gjë e tillë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi që subjektet politike të propozonin nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, e megjithatë, as këtë radhë nuk pati pajtim në sallë. Seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48-orësh. As apelet në Prishtinë të kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për zhbllokimin e ngërcit politik, duket se nuk sollën asnjë ndryshim. Në vesh të shurdhër kanë rënë po kështu edhe thirrjet e disa organizatave të shoqërisë civile, të cilat i kërkuan "të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës". Arsyetimi i tyre ishte mjaft i qartë: Kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm parlamentin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit". Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e tij. E konsideruar një figurë përcarëse nga disa parti opozitare, kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët në asnjë prej 16 seancave të mbajtura deri më tani, e megjithatë, Kurti ka vazhduar të paraqesë emrin e saj, pavarësisht faktit qe PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozicion.

Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52