Top Channel/ Kosova vendos të dielën! Për herë të parë votojnë dhe emigrantët
07/02/2025 19:43

Të dielën e 9 shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 75 mijë 868 qytetarë, brenda dhe jashtë vendit. Procesi organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 38 komuna të Republikës së Kosovës të dhe procesi i votimit është i mundur në 941 qendra të votimit, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht. KQZ të premten ka miratuar planin operacional për ditën e zgjedhjeve. Arianit Elshani – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Raportimi për pjesëmarrje në zgjedhje do të bëhet në tre terminë, fillimisht do të bëhet njoftimi për hapjen e vendvotimeve, më pas në orën 11:00 njoftimi për pjesëmarrjen deri në orën 11:00, pastaj dalja deri në orën 15:00 dhe dalja në orën 19:00”. Alban Krasniqi – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Nesër në qendrat komunale të numërimit dërgohen në tërësi materiali zgjedhor, pra është proces që po vazhdon dhe do të bëhet rregullimi e sortimi i tyre”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë procesin zgjedhor për herë të parë më tetë shkurt në përfaqësitë diplomatike në 43 vendvotime në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 19 shtetet të ndryshme të botës. Të drejtë vote kanë 20,324 shtetas të Kosovës të regjistruar si votues jashtë vendit dhe që kanë zgjedhur të votojnë fizikisht. Arianit Elshani – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Qendra e parë që do të hapet është ajo në Turqi dhe më e vonshmja që do të mbyllet është ajo në Amerikë dhe Kanada”. Sa i përket materialit zgjedhor që do të transportohet për dhe nga shtetet e ndryshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të bëhet me kombi bus apo postë diplomatike, pasi ka dështuar arritja e kontratës me postën e shpejtë. Sa i përket mundësive për keqpërdorim gjatë bartjes së fletëvotimeve në Kroaci, ku Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ka nisur hetim ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi tha se po hetohet e gjithë procedura. Kreshnik Radoniçi – kryetar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: “Stafi i të gjitha ambasadave është nominuar dhe emëruar nga ne që të jetë pjesë e tërheqjes së tyre, por se si ka shkuar aty procedura saktësisht, nuk e dimë”. Deri më 8 shkurt kanë të drejtë vote edhe 84,600 shtetas të Republikës së Kosovës të regjistruar si votues nga jashtë dhe që kanë zgjedhur votimin me postë. Votën e tyre do të mund ta dërgojnë në kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 23 shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë.

Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57