Top Channel/ Kosova nuk i shpëton dot Asociacionit, mesazhi i Stanos: Mbrojtja e pakicave, ligj!
20/05/2024 12:37

Në një mesazh të ri për Prishtinën zyrtare, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e përshkroi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si një “detyrim të qartë ligjor”, të cilit nga sa nënkuptoi ai, Kosova, nuk i shpëton dot. Krijimi i kësaj bashkësie duhet të paraqitet dhe diskutohet në dialog, u shpreh Stano. “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës janë procese të veçanta. Megjithatë, si BE ashtu edhe KE janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare”, shpjegoi ai. “ Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe Asociacioni është detyrim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013 – e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 e shumicës. Prandaj, është një detyrim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht një çështje e sundimit të ligjit, e rëndësishme për të dyja organizatat”. Stano kujtoi se përmbajtja e statutit të paralajmëruar se do të hartohet nga Qeveria e Kosovës nuk dihet dhe nuk është diskutuar me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së. “Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, u shpreh ai.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36