Koreja Veriore testoi raketën e saj më të fuqishme në të paktën pesë vitet e fundit, dhe duket se aftësitë goditëse të vendit komunist janë përmirësuar ndjeshëm, duke shqetësuar shumë fqinjët, e jo vetëm. Teknologjia ushtarake e Penianit ka avansuar me shpejtësi. Raketa e tij Hëasong-12 mendohet se në kapacitet të plotë, është në gjendje të mbërrijë deri në 4,500km largësi e të godasë bazat amerikane në ishullin e Guamit në Oqeanin Paqësor.