Lideri verikorean, Kim Jong Un, synon që Pheniani të rrisë arsenalin e armëve bërthamore. Sipas tij, stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale. “Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, është shprehur Kim, duke hedhur më tej akuza për forca që i cilëson armiqësor e që sipas tij synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, por pa specifikuar emrat e këtyre shteteve dhe pa ofruar ndonjë dëshmi.