Inteligjenca Artificiale me përfitimet dhe sfidat që sjell ishte në fokus të dy aktiviteteve që u zhvilluan javën që lamë pas në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Përmes kursit njëjavor “Foundations of AI” (bazat e inteligjencës artificiale) dhe konferencës ndërkombëtare “Perspectives on Intelligent Systems” (perspektivat e sistemeve inteligjente), studentë, pedagogë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe rajoni morën pjesë në trajnime intensive, punëtori praktike dhe aktivitete bashkëpunuese, me fokus kuptimin e thellë të inteligjencës artificiale, mënyrën e funksionimit të saj, kufizimet dhe përdorimin e përgjegjshëm në arsim, kërkim shkencor dhe industri.