Policia bullgare nuk u mendua gjatë, por i vuri prangat një 24 vjecari në Sofje, i cili kishte postuar komente urrejtjeje ndaj viktimave të aksidentit tragjik në autostradën e Strumës, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari njoftoi se postimet e të arrestuarit ishin në papajtueshmëri me normat morale dhe etike. I riu do të hetohet për përhapje të urrejtjes në baza kombëtare.