Top Channel/ Kolumbianet “mbahen peng” Tiranë, vajzat: Na detyruan të…
19/07/2025 19:33

Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin. Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot ajo, bashkë me disa vajza të tjera nga Kolumbia, janë nën akuzë për prostitucion, me një pasaportë të bllokuar që nuk e lejon të largohen e, veç të gjithave, pa asnjë ndihmë. “Ne jemi kolumbiane, kemi ardhur këtu të mashtruara nga persona që na sollën, sepse erdhëm me qëllimin për të kërcyer. Kur mbërritëm këtu, kishim borxhe dhe na thanë se duhet të paguajmë, duke qëndruar këtu e duke punuar si prostituta. Ne pranuam që ta bëjmë, të shlyejmë borxhin dhe më pas të largoheshim. Kur u bëmë gati të ktheheshim, na arrestuan në aeroport”, tha Stefania. Por autoritetet e policisë i thonë TCH se po përdoret një skemë tjetër e ushtrimit të prostitucionit nga shtetase të huaja, që – siç rezulton nga disa raste – udhëtojnë në Shqipëri e qëndrojnë nga dy deri në katër muaj, duke u zëvendësuar me të tjera. “Ne bëjmë kërcime seksi para meshkujve, por nuk jemi prostituta. Për të ardhur në Shqipëri e për të punuar, ne gjetëm një kontakt, pasi në Kolumbi situata nuk është e mirë. Ne jemi nëna beqare dhe menduam një mënyrë për të siguruar para. Kur erdhëm këtu, e kuptuam se nuk ishim për atë punë, por se kishim rënë në një rrjet prostitucioni. Këta persona janë identifikuar nga autoritetet dhe një prej tyre është në burg”, shtoi ajo. Vajzat i kanë familjet në Medelin dhe kërkojnë ndihmë për t’u larguar, megjithëse çështja ndaj tyre sapo është mbyllur dhe pritet të gjykohen, si shumë të tjera, nën gjykim në mungesë. “Ne kemi qëndruar dy muaj në Pogradec në paraburgim. Tani që ka nisur procesi, kemi dy muaj në Tiranë dhe verifikimet vijojnë ende. Nuk na lënë të ikim. Nuk kemi pasaportë pasi na janë marrë. Jemi pa shtëpi, pa ushqim dhe deri tani na ka ndihmuar një fondacion”, përfundoi Stefania.

Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00