Adoleshenti që vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie në një shkollë të Serbisë duke shokuar vendin thellësisht, e kishte planifikuar sulmin prej javësh e kishte hartuar dhe një “listë vrasjesh” sipas policisë. 13 vjecari, djali i një mjeku radiolog, u arrestua fill pas ngjarjes, e në pranga janë vendosur po kështu edhe prindërit e tij. 7 vajza dhe një djalë të moshave 11 deri në 14 vjec u vranë gjatë sulmit, së bashku me një roje sigurie ndërsa 6 fëmijë të tjerë dhe një mësuese mbetën të plagosur.