Kina ka ndaluar publikimin e të dhënave për shifrat e papunësisë tek të rinjtë, teksa diçka e tillë është konsideruar si indikacion për ngadalësim të ritmit ekonomik. Një përfaqësues qeveritar deklaroi se vendimi është bërë për shkak të disa ndryshimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe shoqërinë e saj. Në qershor, shkalla e papunësisë së Kinës për grup-moshën 16-24 vjeç ka prekur rekord me mbi 20 për qind.