Kina tregoi kufijtë e qetësisë së saj me paralajmërimin e bërë sot vendeve të tjera që të mos vulosin marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në kurriz të interesave të Pekinit. Një sërë qeverish, përfshirë ato të Tajvanit, Japonisë dhe Koresë së Jugut, nisën negociata me Ëashingtonin pasi presidenti amerikan, Donald Trump, fshikulloi në 2 prill me tarifa të larta kundër pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të Amerikës.