Top Channel/ Eksperti ushtarak paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë!
21/04/2025 18:56

Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik. Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027. Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë. Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane. Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët. Jo gjithmonë nevojitet më e mira Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.” E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë. Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod. Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43