Për të parën herë, Kina thotë Reuters, ka dalë hapur kundër personave që mbështesin pavarësinë e Tajvanit. Këtej e tutje, ata i pret ndëshkimi e do të konsiderohen penalisht përgjegjës për një veprim të tillë. Në listën e zezë të Pekinit figurojnë edhe vetë Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang, kryetari e parlamentit Ju Si-kun dhe ministrii i Jashtëm Joseph Wu si persona "kokëfortë pro mvëtesisë”.