10 mijë punonjës shëndetësie, përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë dërguan autoritetet kineze në Shangai. Qyteti më i madh i vendit po përballet me një valë të re të koronavirusit, e cila nuk është mundur të vihet në fre. Shangai e nisi ditën e sotme me testime masive të popullsisë së tij prej 25 milionë banorësh, teksa faza e izolimit ka hyrë në javën e dytë.