Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrton këtë të premte, 2 tetor, në parim projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Në mbledhje do të prezantohen edhe gjetjet e konsultimit publik të zhvilluar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Shqyrtimi i projektligjit vijon në kuadër të procesit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në vend.