Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha dritën jeshile rezolutës së parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Dokumenti bën thirrje për "pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare" në Gaza, me qëllimin të ndihmohen civilët palestinezë në krizën e përshkallëzuar prej sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite. 12 vende votuan pro rezolutës, mes tyre edhe Shqipëria.