Top Channel/ Kërkohet punësim në shtet! Rritja e pagave në sektorin publik ka rritur aplikimet
11/06/2024 19:49

Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP. “Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave të vitit 2023 në çdo pozicion pune të nivelit specialist ka pasur një mesatare prej 14.3 kandidatësh ndërsa në procedurat e pranimit nga jashtë shërbimit në kategoritë drejtuese të mesëm dhe të ulët mesatarja ka qenë 23.9 kandidatë për pozicion pune“, u shpreh Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike. Gjatë raportimit të saj ministrja Pirdeni u ndal tek çështja e vendimeve gjyqësore që pësuan rritje gjatë vitit të kaluar për dëmshpërblimin dhe rikthimin e punonjësve në shërbimin civil, por gjatë këtij viti trendi po kthehet “Janë zbatuar gjithsej 404 vendime gjyqësore në krahasim me 380 që ishte në fund të 2022-shit, pra ka një rritje të ndjeshme të rasteve të vendimeve të formës së prerë të zyrtarëve të rikthyer në detyrë. Ka një ulje të numrit të rasteve të regjistruar në gjykatë me 46 raste të reja nga 48 më parë dhe nga 9 çështjet e përfunduara në gjykim në shkallën e parë, 7 prej tyre janë fituar nga institucionet publike që dëshmon gjithmonë e më shumë që pjesa më e madhe pra mbi 77.8% e largimit nga shërbimi civil janë raste të rregullta të konfirmuara edhe nga Gjykata.” Në analizën e institucionit të Departamentit të Administratës Publike vërehet se numri i largimeve nga puna u rrit me 12.5% në krahasim me një vit më parë, por në trend rënës janë largimet që vijnë me dorëheqje, në ulje me 15%.

Top Channel/ Kredi me 0% interes mësuesve, përfitojnë 30 arsimtarët e parë
21/07 19:47
Top Channel/ Gjylameti: Rivlerësim me 5% edhe për pronat në proces legalizimi e regjistrimi
21/07 19:44
Top News/ “Ekonomia ka ardhur duke u rritur”/ DASH nxjerr raportin: Shqipëria ka potencial të madh
18/07 20:33
Top Channel/ Emergjenca për prokurorë/ Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 19:45
Top Channel/ Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Komisionit Europian: Ndikoi klima dhe çmimet
17/07 12:20
Top News/ FMN, parashikim pozitiv për ekonominë. …por rënia e popullsisë kërcënon zhvillimin
15/07 23:00
Top News/ Shtëpi me kredi të lehtësuar/ Hapen aplikimet, përfitojnë 300 punonjës të administratës
15/07 17:54
Top Channel/ Rritja ekonomike 3.63%/ Vijon tendenca pozitive për tremujorin e parë, kryeson ndërtimi
09/07 19:39
Top Channel/ Ndërtimi, “pesimist”/ Ndërtuesit presin më pak shitje. Rritja e çmimeve ngadalëson
04/07 15:36
Top Channel/ Ulet norma e interesit/ Guvernatori Sejko: Inflacioni zbriti më shpejt se parashikimet
03/07 19:52
Top Channel/ Pagesat e ndihmës ekonomike! Do të rriten, por personat e aftë për punë nuk…
03/07 19:51
Top Channel/ Profesionistët e lirë do paguajnë! E rrëzoi Kushtetuesja, ligji mbetet në fuqi deri…
01/07 19:48
Top Channel/ Hyn në fuqi rritja e pagave! Përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës
01/07 12:32
Top Channel/ Shqipëria rritje 121%, raporti botëror për numrin e udhëtarëve në destinacione
26/06 12:27
Top Channel/ Butrinti, 44 mijë vizitorë/ Rritet me 78 për qind numri i turistëve të huaj dhe vendës
22/06 12:14
Top News/ Kreditë e buta për administratën/ Miratohen kuotat, fituesit do zgjidhen me sistem pikëzim
19/06 19:57
Top Channel/ Qeveria nxjerr dokumentin për punësim pa leje qëndrimi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut
19/06 19:36
Top Channel/ Tatimi i profesionistëve, Kushtetuesja tri ditë afat paditësve, ja kur jepet vendimi
18/06 19:54
Top Channel/ Në Maj eksportet shqiptare u tkurrën, ndikon forcimi i lekut, importohen ushqime
18/06 19:49
Top Channel/ Google në ndihmë të tatimeve, paralajmërimi për operatorët turistikë, banesat dhe…
17/06 19:48