Komisioni Europian synon të nxisë procesin e zgjerimit me një impuls të ri, në kohën kur disa vende kandidate presin prej dekadash që të bëhen pjesë e tij. Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina janë aktualisht vendet më të avancuara drejt anëtarësimit në BE, e nga pohoi së fundi edhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, shpresat janë që Mali i Zi të anëtarësohet që në vitin 2028.