Një kopsht zoologjik në Guadalahara të Meksikës ka prezantuar sot për publikun katër këlyshët e tigrave Bengali, të lindur më 3 korrik. Kujdestarët thanë se tigrat kishin arritur t’i mbijetonin kohës kritike 100-ditëshe të paslindjes duke nisur shfaqjen e tyre për vizitorët. Veterinerja Lorena Alejandra, tha: "Më 3 korrik lindën katër tigrat tanë indianë Bengali, nga prindërit Albert e Chitara.” “ Ata janë të shëndetshëm dhe kërkojnë vetëm, të luajnë. Tigrat kanë nisur eksplorimin e botës duke mësuar aromat, tingujt e pamjet që i rrethojnë”. Tigrat Bengali e kanë origjinën nga India nën-kontinentale dhe janë nga felinët më të mëdhenj në botë. Ata rrezikohen nga gjuetia e paligjshme dhe humbja e habitatit.