Katari duket ka vendosur ta heqe petkun e ndërmjetësuesit pas sulmeve izraelite në tokën e tij, dhe tani po ngre hapur zërin kundër shtetit hebre. Kryeministri i tij, Sheikh Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të heqë dorë nga "standardet e dyfishta" dhe ta dënojë Izraelin për të gjitha krimet që ka bërë. Në Katar zhvillohet një takim urgjent i thirrur si përgjigje të sulmit të paprecedentë izraelit ndaj anëtarëve të Hamasit në Doha.