Mbas një procesi të tejzgjatur ndaj gjashtë personave, ku u verifikuan kushtet mbi të cilat ishte shpallur në mungesë masat e sigurimit, Gjykata e Posaçme mori vendimet sa i përket çështjes së AKSHI-t. Për Erjon Ismailin u hoq masa e sigurimit ndalimi për të dalë jashtë vendit dhe lihet në fuqi pezullimi. Njoftimi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili. Revokimin e masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili.