Drejtoria e Përgjithshme Detare sapo konfirmoi se kapitaneria e portit të Brindizit ka lejuar nisjen e tragetit të linjës drejt portit të Vlorës. Sipas komunikimeve me portin italian, linja e Vlorës do të niset sonte dhe mëngjesin e së premtes pritet të mbërrijë në portin e Vlorës. Në kushte jo të mira detare, koha e lundrimit të tragetit parashikohet të jetë më e gjatë se zakonisht. Ndërkohë autoritetet tona detare në varësi të kushteve atmosferike do të caktojnë dhe orën e nisjen së tragetit nga Vlora drejt Brindizit.