Top Channel/ Kapen 6 ton kokainë e fshehur në banane, po eksportoheshin nga Ekuadori drejt Spanjës
16/07/2024 22:49

Qentë e policisë ndihmuan në zbulimin e rreth 6 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë bananesh që nga Ekuadori shkonte drejt Spanjës, kjo sipas autoriteteve të vendit latin. AFP raporton se kjo është një tjetër kapje madhore drogash të fshehur mes frutave tropikale. Policia tha se gjatë një kontrolli rutinë në konteinerët kutive me banane qentë sinjalizuan oficerët për narkotikët. Pas kontrolleve zyrtarët thanë se zbuluan një total prej 5,630 pakosh në formë tullash poshtë babaneve, që arrinin peshën totale prej 6.23 ton kokainë. Ngarkesa kishte si destinacion Spanjën dhe kishte një vlerë shitjeje prej 224 milionë dollarë. Oficerët thanë se tetë persona u arrestuan, teksa publikonin imazhe të drogës bashkë me oficerët në detyrë. Disa nga pakot e kokainës kishin një logo “911” në mbështjellë. Një prej të arrestuarve ishte përfaqësues i kompanisë së transportit, i cili raportohet se i dha policisë emrat e dyshuarve të tjerë, punonjës të plantacionit të bananeve ku besohet se ishte shtuar droga. Vitin që shkoi më shumë se 200 ton droga, kryesisht kokainë janë sekuestruar nga agjencitë e sigurisë në Ekuador, sipas zyrtarëve vendas, i cili bëhet vendi i dytë më i madh për këtë trafik, pas Kolumbisë. Në gusht të vitit që shkoi autoritete në Holandë sekuestruan 8 ton kokainë të fshehura në arkat e babaneve në portin e Rotterdam, ndërsa 3 muaj më herët, qentë e policisë gjetën 3 ton kokainë në një ngarkesë bananesh në portin italian. POLICIA DE EKUADOR / AFP

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05