Instituti gjeologjik spanjoll publikoi regjistrimet e një droni mbi zonën në la Palma ku aktiviteti vullkanik ka vazhduar prej ditësh. Në videon që zgjat mbi 3 minuta, shihet sesi llava ka arritur të ndryshojë hartën e ishullit, i cili ka fituar tani 50 metra lartësi dhe 320 gjerësi. Grupi i shkëncëtarëve e ka quajtur “ një depozitë që vazhdon të rritet”.