Top Channel/ “Ka qenë mentori im”/ Flet mes lotësh vëllai i Dhimitër Anagnostit:Nuk është e lehtë…
03/09/2025 22:06

Sot iu dha lamtumira e fundit një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit Dhimitër Anagnosti. Mes lotësh dhe zërin që i dridhej, vëllai i tij, Odise Anagnosti tregon se Dhimitri ishte mentori i tij dhe mbështetja më e madhe. “Jam vëllai i vogël, ai ka qenë për mua mentori, jam përpjekur që kudo që kam qenë, ta nderoj! Jemi në një moment…kemi emocione, nuk është e lehtë të përcjellësh njeriun më të dashur. Ka qenë edhe babai im, jo vetëm shpirtërisht por edhe fizikisht e materialisht në ndihmën. Kam vetëm dy fjalë të falënderoj bashkëfshatarët e mi që ishin prezent, ai i donte shumë, se e donte vendin shumë. Do të jemi pranë tyre gjithmonë, siç i ka qëndruar ai”-u shpreh ai mes lotësh. Pas një jete të dedikuar artit dhe kulturës shqiptare, trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej. Regjisori do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave. Prej dekadash, krijimtaria e tij ka pasur ndikim të thellë në formësimin e identitetit artistik të vendit, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara në jetën kulturore shqiptare.

Top News – Mashtrim me TVSH në ndërtim dhe krom. Bllokohen llogaritë bankare të gjashtë kompanive
15/04 11:55
Top News – Dash Sula aktivizon IKMT e ISHTI-n. Grupe pune për shkaqet e zjarrit që dogji pallatin
15/04 11:53
Top News – 30 apartamente të shkrumbuara. Flakët që përpinë pallatin, banorët ende jashtë
15/04 11:50
Top Channel/ Çdo gjë e shkrumbuar totalisht, pamje pranë pallatit të djegur në Tiranë, nis hetimi
15/04 11:30
Top Channel/ Zjarri “përpiu” pallatin shumëkatësh , fasada e veshur me material që digjet shpejt
15/04 11:30
Top News – Pallati i djegur në mes të Tiranës. Rama: Do të rindërtohet 100 për qind nga ndërtuesi
15/04 11:27
Top News – Goditet grupi kriminal. SPAK lëshon 11 masa arresti, policia në aksion
15/04 11:22
Top News – Vidhte banesa në Tiranë. Arrestohet hajduti, monitoronte dhe bastiste shtëpitë
15/04 11:18
Top Channel/ Dhjetëra apartamente të përfshira nga flakët,çfarë la pas zjarri në pallatin pranë QSUT
15/04 10:23
Top Channel/ Seanca për Erion Veliajn, avokati Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
15/04 09:47
Top Channel/ Deputeti Erion Braçe paraqitet në GJKKO për seancë gjyqësore
15/04 09:44
Top News – Reduktohet numri i autobusëve. 40 për qind më pak në qarkullim, kaos në stacione
15/04 09:38
Top Channel/ Gjyqi në themel për Veliajn, Maks Haxhia dhe Elman Abule paraqiten në SPAK
15/04 09:38
Top Channel/ Digjet automjeti në Vlorë, shkrumbohet totalisht gjatë natës
15/04 09:38
Top Channel/ Prefekti Hajdari te pallati i djegur nga zjarri: Emergjencat në gatishmëri të plotë
15/04 09:02
Top Channel/ Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, ushtria e qindra zjarrfikës në luftë me flakët
14/04 23:22
Top Channel/ Këngë e të ftuar të veçantë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të Samitit të Diasporës
14/04 23:10
Top Channel/ 11 të lënduar nga zjarri, Brataj zbulon si paraqitet gjendja e tyre
14/04 23:09
Top Channel/ “Paraburgimi im, persekutim politik”/ Meta, letër Komitetit Shqiptar të Helsinkit
14/04 22:19
Top News- Panik në Tiranë, zjarri shkrumbon pallatin, disa të lënduar/ Ndërhyn helikopteri
14/04 21:41