Pas disa shtyrjeve, qeveria malazeze vendosi më në fund të marrë një qëndrim të qartë duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për sulmin e saj ne Ukrainë. “Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, njoftoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic përmes një postimi në Twitter.