Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka dalë pak minuta më parë me deklaratë ku bën apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar. “Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e brezave që po rrisim sot, ndaj kemi detyrimin t’u lëmë një vend ku drejtësia frymëzon shpresë dhe bashkëjetesa bëhet vlerë e trashëguar.