Në një cep të Bulqizës, larg vëmendjes dhe ndihmës, një familje me pesë anëtarë po përballet çdo ditë me varfëri, sëmundje dhe kushte çnjerëzore banimi. Bëhet fjalë për familjen e Bardhyl Shehut, e cila prej vitesh jeton në një dhomë të vetme të rrënuar, ku çdo ditë shoqërohet me frikën se tavani mund të shembet mbi kokat e tyre.