Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror ka nisur. Pushuesit raportuan se një Jet Ski kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Policia Kufitare më pas ka ndërhyrë, duke bllokuar mjetin lundrues dhe ndëshkuar drejtuesin me gjobë 500.000 lekë të rinj.