Shkarkimet e pakontrolluara të mbetjeve hidrokarbure që dalin nga puset e naftës, pronë e kompanisë Albpetrol, rrezikojnë seriozisht jetën e banorëve në fshatin Zharrëz të bashkisë Patos. Gropat e mbushura me serë dhe naftë bruto kërcënojnë jetën e fëmijëve pasi shumë prej puseve të naftës ndodhen shumë pranë shtëpive të banimit.