Operatori i termocentralit bërthamor të shkatërruar nga cunami Fukushima Daiichi ka nisur procesin e zbrazjes së sasisë së parë të ujit radioaktiv të trajtuar dhe hedhjen e tij në Oqeanin Paqësor. Lëvizja ka ngjallur pakënaqësi të mëdha duke u pasuar nga një rrebesh kritikash drejt Japonisë, e cila është përbalur prej kohësh me një grumbullim në rritje të ujit radioaktiv.