“Jam këtu, jam në Kiev në rrugën Bankova. Nuk po fshihem, nuk kam frikë nga asnjeri. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa do të duhet që të fitojmë luftën tonë patriotike”; me një video që tregon saktësisht vendndodhjen e tij, të xhiruar nga ai vete, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi hapur rusët, duke i treguar se nuk druhet prej tyre.