Top Channel/ “Jam…”, e njëjta skemë, ‘viktima’ të ndryshme, si u zhvaten biznesmenëve mijëra euro
29/09/2026 22:37

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke iu prezantuar si Taulant Balla. Të dy janë marrë në pyetje nga hetuesit, por dëshmitë e tyre për mënyrën se si u përfshinë në ngjarje nuk përputhen dhe, sipas hetuesve, dyshohet se nuk janë të vërteta. Sipas Top Channel, Orest Balla ka deklaruar para hetuesve se kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person që nuk e njihte, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të komunikimit me një person tjetër. Ai ka treguar se më pas një person kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni. Përmes këtij numri, Balla kishte komunikuar me një person që i ishte prezantuar si djali i Armand Dukës. Në fakt, bëhej fjalë për një agjent policie të përfshirë në operacionin e organizuar për dokumentimin e skemës. Orest Balla ka deklaruar gjithashtu se nuk e njihte më parë Edison Korrën, personin tjetër të arrestuar për këtë ngjarje. Korra, nga ana tjetër, ka dhënë një tjetër version për mënyrën se si është përfshirë. Sipas tij, ai ishte kontaktuar nga Balla në një lokal dhe ky i fundit i kishte kërkuar të merrte një porosi. Dy versionet e ndryshme kanë ngritur dyshime te hetuesit, të cilët dyshojnë se të rinjtë po përpiqen të fshehin mënyrën e vërtetë të përfshirjes së tyre në skemë dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë. Hetimi ka zbuluar gjithashtu se komunikimi me vetë Armand Dukën dyshohet se nuk është kryer drejtpërdrejt nga dy të rinjtë e arrestuar. Kontakti me presidentin e FSHF-së dyshohet se është realizuar nga një person tjetër, përmes aplikacionit të komunikimit Signal. Sipas të dhënave të bëra publike për operacionin, Duka kishte dyshuar se pas mesazheve qëndronte një mashtrim. Personat që e kontaktuan përdorën një profil të rremë dhe emrin e Taulant Ballës për t'i dhënë besueshmëri kërkesës për para. Fillimisht, pagesa ishte kërkuar në kriptomonedha. Pas njoftimit të Policisë, hetuesit organizuan një operacion të kontrolluar. Një agjent i infiltruar u paraqit si djali i Armand Dukës dhe vijoi komunikimin me të dyshuarit. Në momentin kur po kryhej dorëzimi i shumës së parave, dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë. Rasti ka rikthyer në vëmendje një skemë mashtrimi të evidentuar edhe në episode të tjera, ku emrat e figurave të njohura publike përdoren për t’u krijuar viktimave përshtypjen se komunikimi dhe kërkesa për para vijnë nga një zyrtar apo personazh i njohur. Në raste të raportuara më herët, autorët e dyshuar janë prezantuar si zyrtarë të lartë ose kanë përdorur emrat e politikanëve dhe drejtuesve vendorë. Komunikimi është zhvilluar përmes aplikacioneve të ndryshme dhe më pas viktimave u janë kërkuar shuma të konsiderueshme parash. Një prej rasteve të bëra publike lidhej me përdorimin e emrit të Taulant Ballës. Një biznesmeni i ishte dërguar mesazh nga një person që pretendonte se ishte Balla dhe i ishte kërkuar shuma prej 100 mijë eurosh, me pretendimin se paratë do të merreshin nga një person i njohur i tij. Kjo skemë ishte dyshuar se lidhej me Florian Gjergjin dhe një grup personash që vepronin me të. Në episode të tjera, janë përdorur emrat e një kryebashkiaku apo zyrtarëve të tjerë të lartë, ndërsa viktimave u kërkoheshin shuma parash duke shfrytëzuar autoritetin dhe emrin e personave publikë. Megjithatë, në këtë fazë nuk është konfirmuar nëse tentativa ndaj Armand Dukës ka lidhje me grupin e Florian Gjergjit. Hetimi vijon për të përcaktuar se kush qëndron pas komunikimeve të kryera në emër të personazheve publike dhe nëse dy të rinjtë e arrestuar kanë vepruar të vetëm apo kanë pasur persona të tjerë që i kanë drejtuar. Në fokusin e hetuesve mbetet edhe identifikimi i personit që dyshohet se ka komunikuar drejtpërdrejt me Armand Dukën përmes Signal, si dhe zbardhja e rolit që kanë pasur dy të arrestuarit në tentativën për të marrë 100 mijë euro.

Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47