Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD. “Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që të ditë shiu latë çdo gjë dhe si elitë e guximshme e kombit dolët në shesh për tu përballur me regjimin. Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për dinjitetit e çdo shqiptari”, tha Berisha. Berisha u pyet edhe për një datë për protestën e radhës. “Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse bëhet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”, tha Berisha.