Një nga incidentet më të rënda ishte ai i kapur nga kamerat kur një makinë që kalonte në Qytetin e Vjetër të Jerusalem goditet me gurë nga protestuesit dhe shoferi i saj në shenjë hakmarrjeje ngjitet mbi trotuar duke goditur banorët palestinezë që protestonin. Kur makina e sulmit ndaloi e penguar nga një mur, protestuesit godisnin me objekte shoferit izraelit që i sulmoi, derisa një oficer i armatosur policie erdhi në mbrojtje të tij. Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë u përkeqësuan në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, i cili përfundon më 12 maj.