13 palestinezë, përfshirë tre komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, kanë mbetur të vrarë në sulmet e befasishme ajrore që forcat izraelite ndërmorën në Rripin e Gazës. Gjashtë gra e katër fëmijë janë në mesin e të vdekurve. 20 persona të tjerë u plagosën. Shteti hebre shpjegoi se opeacioni shënjestronte militantët që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij.