Agjencia e mbrojtjes civile në Gazën e drejtuar nga Hamasi njoftoi se 30 persona kanë humbur jetën nga bombardimet e reja izarelite në Jabalia, në veri të territorit. Sipas ministrisë së shëndetësisë në enklavë, janë mbi 42 mijë viktimat e furisë izraelite që prej sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar nga grupi militant palestinez.